Rudari flet për përvojën e tij - Bota Sot
Rudari flet për përvojën e tij

Futboll

E martë, 13 nëntor 2018

Rudari flet për përvojën e tij

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:51
Rudari flet për përvojën e tij

Jeton Rudari është shefi i misionit të Ekipit Olimpik të Kosovës për Lojërat Olimpike për të rinj, Buenos Aires 2018, të cilat mbyllen sonte me ceremoninë mbyllëse.
Që prej 1 tetorit, kur është nisur Ekipi Olimpik për në kryeqytetin e Argjentinës, ai është duke u përkujdesur për sportistët, trajnerët, për mbarëvajtjen e garave, disiplinën etj.
I zgjedhur nga Bordi Ekzekutiv i KOK-ut për të qenë shef i misionit në Buenos Aires, Rudari po e kryen me përpikëri dhe përgjegjësi të madhe punën që e tij.
“Përvoja e marrë nga Lojërat e kaluara ndërkombëtare më ka ndihmuar që edhe këtë herë të mos kemi ndonjë problem dhe të përkujdesem për gjithçka që ishte e nevojshme, si për sportistët, trajnerët, ashtu edhe për tërë delegacionin që mori pjesë në Buenos Aires 2018”, tha Rudari.
Ai falënderoi gjithë Ekipin Olimpik të Kosovës për disiplinën e treguar si në Fshatin Olimpik, ashtu edhe gjatë garave. 
Në Buenos Aires 2018 morën pjesë edhe drejtuesit e lartë të Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, me në krye ministrin Kujtim Gashi.
Ekipi ynë Olimpik kthehet të dielën në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test