Icardi e konfirmon të ardhmen e tij - Bota Sot
Icardi e konfirmon të ardhmen e tij

Futboll

Icardi e konfirmon të ardhmen e tij

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:06
Mauro Icardi

Kapiteni dhe sulmuesi argjentinas i Interit, Mauro Icardi, i ka siguruar tifozët e kuqezinjve se ai është duke punuar me klubin për rinovimin e kontratës së tij, pasi që e ka quajtur Interin shtëpinë e tij.

Argjentinasi e ka në kontratën e tij një klauzolë të largimit prej 110 milionë eurosh, e cila është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, si dhe është e vlefshme vetëm gjatë dy javëve të para të korrikut.

Megjithatë, Interi dëshiron t’ia rinovojë këtë kontratë, e cila përfundon në fund të qershorit të vitit 2021, pasi që klubi dëshiron ose t’ia rritë klauzolën e largimit ose të mos e përfshijë atë fare në kontratën e re.

“Jam i lumtur. Kishte interesim nga klubet e tjera, por unë vendosa të qëndroj për të mirën time dhe të familjes sime. Kjo është shtëpia ime, unë nuk mund të largohem nga këtu”, ka thënë Icardi.

“Kam ëndërruar të luaj në Ligën e Kampionëve dhe tani kjo ëndërr më është bërë realitet. Unë nuk e di nëse do ta rinovoj kontratën para Krishtlindjeve, por ne do të tentojmë të arrijmë një marrëveshje sa më parë”.

Icardi ishte transferuar nga Sampdoria gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2013. Argjentinasi i kushtoi Interit vetëm 13.3 milionë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...