Shqiptari 15-vjeçar ftohet te Maqedonia, kundër Spanjës

Futboll

Shqiptari 15-vjeçar ftohet te Maqedonia, kundër Spanjës

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 19:21
Behar Fetahu

Përfaqësuesja e Maqedonisë U17, të shtunën do të nis aventurën e saj në të cilën do kërkojë të kualifikohet në Elite Round. Trajneri i kësaj përfaqësuese Mario Vujoviq, për tri ndeshjet e radhës ka ftuar edhe shqiptarin 15-vjeçar Behar Fetahu, nga Hasanbegu (Karadak) i Shkupit.

Ai për një kohë të gjatë po aktivizohet me përfaqësueset e ndryshme të grupmoshave të vendit fqinj, ku ka luajtur shumë ndeshje zyrtare, por kjo është hera e parë që do luajë me U17 në ndeshjet eliminatore edhe pse ka luajtur në shumë turne zhvillimor. Ndeshjen e parë përfaqësuesja e vendit e luan me 20.10. 2018 me Spanjën në Shkup, pastaj me 23 dhe 26 tetor përballet me Izraelin dhe Ishujt Fare. Po në fakt kush është Behar Fetahu Behar Fetahu, ka lindur në vitin 2003 në fshatin Hasanbeg të Shkupi dhe hapat e parë futbollistik i ka bërë tek “Fortuna 2009”. Si anëtar i kësaj shkolle futbolli ai se bashku me shokun e tij Jahiu, u bë pjesë e UEFA & FFM Academy.

Tani më tre vite është pjesë e përfaqësueses së shpresave të Maqedonisë. Njohësit e futbollit në Maqedoni, këtë futbollist e cilësojnë si një “margaritarë” dhe në kohë të njëjtë thonë se ka lindur një Luka Modriç i ri. Në fakt Bota Sot edhe më parë ka shkruar (FSHF e FFK ktheni sytë nga Karadaku), për paraqitjet e këtij futbollisti të ri, kur së bashku me ekipin e tij Fortuna 2009 thyen të gjitha rekordet e futbollit të të rinjve në vendin fqinjë. Mediat në këtë vend raportojnë se për shërbimet e tija janë të interesuara disa klube evropiane, por drejtuesit e kësaj skuadre dhe menaxheri që kujdeset për zhvillimin e tij nuk po nguten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat