Higuain: Kështu me ndoqi Juventus kur erdhi Ronaldo

Futboll

Higuain: Kështu me ndoqi Juventus kur erdhi Ronaldo

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 00:03
Gonzalo Higuain

Para derbit të këtij vikendi të Milanit, Gonzalo Higuain ka treguar për Gazzetta dello Sport se ai ishte larguar me forcë nga Juventus kur në Torino kishte arritur Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Argjentinës është në një formë të mirë në AC MIlan, pasi ka shënuar gjashtë gola dhe një asist deri me tani këtë sezon.

“Ata kanë nënshkruar me Cristianon”, tha Higuain për gazetën italiane.

“Vendimi për t’u larguar nuk ishte i imi. Dhashë gjithçka për Juven, fitova disa tituj, por kur Cristiano arriti në klub me thanë se nuk mund të vazhdoj me ta dhe se ata po kërkojnë një zgjidhje për muaj. Opsioni më i mirë ishte të vija në Milan”.

“E zgjodha Milanin sepse me pëlqejë mënyra se si ata ma prezantuan projektin. Leonardo, [Paolo] Maldini dhe [Gennaro] Gattuso e njohin Milanin shumë mirë dhe Elliot (pronarët e klubit) bën përpjekje të madhe për të nënshkruar me mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat