“Neymar nëse kthehet në Spanjë, do të zgjedh Barcelonën”

Futboll

“Neymar nëse kthehet në Spanjë, do të zgjedh Barcelonën”

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 10:54
Neymar

Juliano Belletti beson se Neymar më parë do t’i bashkohej Barcelonës se sa Real Madridit në një kthim të mundshëm në La Liga.

Ylli brazilian që një vit më parë theu gjitha rekordet në tregun e transferimeve duke iu bashkuar PSG-së për 222 milionë euro, ka hapur mundësinë e largimit në verën e vitit 2019.

La Liga mbetet destinacioni i tij i preferuar, me Barcelonën dhe Real Madridin që nuk mund të fshehin interesimin për të.

Por, nëse Neymar do të rikthehet në Spanjë, ai do të zgjedh Barcelonën sipas Juliano Belletit, që në të kaluarën ka veshur fanellën e skuadrës nga ‘Camp Nou’, ku ka fituar edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2006.

“Nuk mendoj se ai do të qëndrojë për shumë vite në Paris”, ka deklaruar Belletti, përcjell ‘lajmi.net’.

“Kurrë nuk e kam imagjinuar Nemyarin te Real Madrid. Nëse ai kthehet në Spanjë, mendoj se do të shkonte te Barcelona para secilës do skuadër tjetër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat