Dënohet PSG

Futboll

Dënohet PSG

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:44
Pamje nga një ndeshje

PSG, i dëshpëruar për të fituar Ligën e Kampionëve, mund të dënohet rëndë nga UEFA pasi kjo e fundit konfirmoi se kanë nisur hetimet për atë që ndodhi në stadium në ndeshjen me Zvezdën e Beogradit.

Dy klubet janë dënuar për atë që ndodhi më 3 tetor, vendasit për hedhjen e fishekzjarrëve, kurse mysafirët për koret raciste “Kosova është Serbi”.

Më shumë se 1000 tifozë të Zvezdës ishin të pranishëm në stadium, pavarësisht dënimit të UEFA-s për klubin serb – të cilët po hetohen edhe nga autoritetet franceze për ndeshjen pas humbjes 6:1, nga shitja e biletave.

UEFA gjithashtu e ka gjobitur PSG-në 20,000 € dhe paralajmëroi trajnerin Tomas Tuchel pasi ndeshja filloi me vonesë.

PSG është në shënjestër që nga ndeshja me Real Madridin vitin e kaluar dhe në rast se dalin fajtor, mund të goditen rëndë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat