Kovaç: E vërteta është që rezultatet nuk janë të drejta - Bota Sot
Kovaç: E vërteta është që rezultatet nuk janë të drejta

Futboll

Kovaç: E vërteta është që rezultatet nuk janë të drejta

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 13:47
Kovaç: E vërteta është që rezultatet nuk janë të drejta

Trajneri i skuadrës së Bayern Mynih, Niko Kovaç do të vijojë ende të qëndrojë në krye të skuadrës bavareze. Konferenca për shtyp e krerëve më të lartë të gjigandit gjerman konfirmuan në detyrë teknikun kroat. Vetë tekniku tha se skuadra ka qenë e pafat në ndeshjet ku nuk ka arritur të fitojë.
“E vërteta është që rezultatet nuk janë të drejta. Në ndeshjet e para numri i shanseve për gol ishte i njëjtë me ato në 4 ndeshjet e fundit. Problemi është se tani nuk i kthejmë në gola. 
Thjesht nuk kemi pasur fat para porte, nuk ka arsye pse të vendos gjithçka në diskutim dhe të bëjmë revolucion. Na duhet pak fat dhe kaq, atmosfera është pozitive dhe duhet të jemi pozitivë. Pasioni është i njëjti”, tha Kovaç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test