Morata nuk bind, Chelsea kërkon sulmues të ri

Futboll

Morata nuk bind, Chelsea kërkon sulmues të ri

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 14:02
Alvaro Morata

Chelsea pagoi plot 75 milionë euro te Real Madridi, për të marrë kartonin e sulmuesit Alvaro Morata verën e 2017-ës, por kur ka kaluar më tepër se një vit, duket se janë bindur që spanjolli nuk është ideali për të luajtur në Premier Ligë.

Ai u kërkua me ngulm nga Antonio Conte, por pas disa javësh, humbi vendin në formacion, ndërsa e njëjta gjë ndodhi edhe këtë verë ne Sarrin, që i besoi një fanellë titullar, por me kalimin e kohës, edhe ish napolitani kuptoi se Morata nuk ishte sulmuesi i duhur.

Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e klubit londinez kanë menduar të largojnë Moratën në afatin kalimtar të janarit dhe të vihen në kërkim të një tjetër futbollisti, pasi as francezi Olivier Giroud nuk është se gëzon ndonjë raport të mirë me golin.

Prandaj Chelsea do të shikojë mundësitë për të gjetur lojtarin ideal që do të luajë për ekipin londinez dhe garanton gola. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat