Rooney zbulon prapaskenën - Bota Sot
Rooney zbulon prapaskenën

Futboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Rooney zbulon prapaskenën

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:14
Rooney zbulon prapaskenën

Wayne Rooney  ka zbuluar pjesë nga koha kur ka qenë lojtar i Manchester Utd . Anglezi tregon sesi sillesh me futbollistët e rinj që transferoheshin, duke i bërë ata të silleshin mirë, pasi grupin e kontrollonin 5 futbollistë, në mënyrë që Ferguson të ishte i qetë.

“Unë, Nevill, Gigs, Skolls dhe Ferdinand, që donim të mirën e skuadrës, nuk do të lejonim askënd që të sillte probleme brënda në ekip. I mbanim të gjithë nën kontroll dhe Ferguson nuk kishte pse të bëntë diçka të tillë”, zbulon Rooney.

Gjithashtu ai ka folur edhe për skuadrën aktuale të Junajtid, duke udhëzuar se ata mund të përsërisin stilin e Fergusonit. “Skuadra jonë nuk ka luajtur vetëm në sulm, madje shumë takime i kemi luajtur në kundërsulm. Asnjëherë nuk jemi futur në fushë me mendimin se do të sulmojmë gjatë gjithë kohës. Ndaj ekipeve të caktuara kemi goditur vetëm me kundërsulm dhe e kemi bërë në mënyrë të shkëlqyer”, ka përfunduar Rooney, i cili aktualisht luan në MLS me skuadrën e DC United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test