Demhasaj: Kam emocione për Kosovën

Futboll

Demhasaj: Kam emocione për Kosovën

Nga: Kemajl Goca Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:29
Demhasaj: Kam emocione për Kosovën

Sulmuesi i Luzernit, Shkëlqim Demhasaj, është anëtar më i ri i kombëtares së Kosovës. Futbollisti tha se nuk e kishte aspak problem që të vendos të luajë për shtetin e tij dhe zotohet se do të jap maksimumin. Demhasaj po kalon formë të mirë në fanellën e Luzernit dhe pretendojnë të jenë sa më lartë në elitën e futbollit zviceran. 

Futbollisti shprehet se ëndrrën që kishte iu bë realitet dhe beson e shpreson se me kombëtaren e Kosovës do të shkojnë sa më lartë. “S’e kisha të vështirë të vendosja për Kosovën, sepse dua ta jap më të mirën për vendin tim”, shprehet për gazetën kombëtare “Bota sot”, Demhasaj. “Vërtet kam emocione. Sepse ëndrra ime po behet realitet, për të luajtur për vendin tim”, shtoi më tutje sulmuesi. Kosova është e para në grup në Ligën e Kombeve, a mendoni se do të jeni edhe më të fuqishëm?

“Nuk e di a do të jemi më të fuqishëm. Por unë ju premtoj që do të jap maksimumin nga vetja ime”, përgjigjet ai. Demhasaj tregon se kush e bindi t’i bashkohet Kombëtares: “Unë vet së bashku me familja time dhe menaxheri im”. Sa i përket skuadrës me Luzernin kanë synime të mëdha, ku aktualisht renditen në vend të gjashtë me 12 pikë pas 10 javëve të zhvilluara. “Synimet me Luzernin i kemi që të futem në top 4-sh, për të luajtur në Europa League. Imja është të tregoi lojëra të mira dhe të arrijmë rezultate sa më të mira”, thotë anëtari i ri i kombëtares së Kosovës.

22-vjeçari është i matur sa i përket premtimeve për ekipin e Luzernit, por beson e shpreson se do të arrijnë rezultate sa më të mira. “Nuk mund te premtoj shumë, sepse për momentin nuk jemi mirë në renditjen e tabelës. Unë do të jap maksimumin për Luzernin”, përfundoi Demhasaj. Në fakt, prej të enjtes pjesë e Kombëtares së Kosovës janë Shkëlqim Demhasaj dhe Mirlind Kryeziu (FC Zurich), të cilët në konsullatën e Kosovës në Zurich, janë pajisur me pasaportat e Kosovës.

BO X 1

Liga e Zvicrës, java 11-të

E shtunë

Luzern-Thun      19.00

Zurich-Young Boys   19.00

E diel

Basel-Xamax      16.00

Lugano-St. Gallen    16.00

Sion-Grasshoppers   16.00

Liga e Maqedonisë, java 10-të

E diel

Bellasica-Pobeda

Makedonija GP-A. Pandev

Renova-Rabotniçki

Shkupi-Sileks

Vardari-Shkëndija

Ndeshjet fillojnë në orën 14.30

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat