Tottenham ofron 50 milionë euro për dështimin e Barcelonës

Futboll

Tottenham ofron 50 milionë euro për dështimin e Barcelonës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 15:55
Barcelona

Sipas gazetës katalanase “Sport”, në numrin e saj të së premtes, Tottenham i trajnerit Pochettino dëshiron të nënshkruajë me brazilianin Malcom. Dhe për këtë futbollist, klubi anglez mund të ofrojë deri në 50 milionë euro. Ish-lojtari i Bordeaux mbërriti kësaj vere në “Camp Nou”, por deri më tani ka pasur pak mundësi aktivizimi.

Megjithatë, mosaktivizimi sa duhet te skuadra azulgrana nuk e ka penguar trajnerin Tite që ta ftojë në kombëtaren braziliane. Për momentin, Malcom nuk mendon të largohet, sepse dëshiron të ketë sukses te Barça, por nëse situata e qëndrimit në stol nuk ndryshon, me siguri do të kërkojë alernativa të tjera.

Njëra prej tyre mund të jetë Tottenham, ndërkohë që Interi, gjithashtu, po e studion situatën e brazilianit dhe mund të kërkojë ta huazojë nga Barcelona, ashtu siç bëri sezonin e kaluar me Rafinha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat