Reagon Barcelona, tregon nëse do ta kthejë Neymarin në klub

Futboll

Reagon Barcelona, tregon nëse do ta kthejë Neymarin në klub

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 17:31
Neymari

Zëvendës-presidenti i Barcelonës, Jordi Cardoner ka thënë se Barcelona nuk e ka ndërmend ta ri-transferojë Neymarin e Paris Saint-Germainit, kështu duke i mohuar raportimet e fundit për një rikthim të brazilianit në “Camp Nou”.

Neymari i ka fituar dy La Liga dhe Ligën e Kampionëve në për gjatë katër vjetëve sa ka qëndruar në Barcelonë.

Ai u largua në korrik të viti 2017, pasi PSG e pagoi klauzolën e tij, që ishte 222 milionë euro, mirëpo klubi katalonas e ka mohuar një rikthim të mundshëm të tij.

“Askush në bordin e Barcelonës nuk ka biseduar për mundësinë e rikthimit të Neymarit, momentalisht nuk mund ta japim përgjigje sepse askush nuk ka përmendur asgjë”, ka thënë Cardoner.

“Nëse do të dëshironim transferimin e tij, atëherë bordi do ta diskutonte atë, mirëpo deri më tani askush nuk ka folur për këtë”.

Ma fanellën e klubit katalonas, Neymari i ka bërë 186 paraqitje, ka shënuar 105 gola dhe ka asistuar 77 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat