Hyseni: Trepça ‘89 ka ekip mjaft cilësore

Futboll

Hyseni: Trepça ‘89 ka ekip mjaft cilësore

Nga: K. Goca Më: 19 tetor 2018 Në ora: 18:05
Hyseni: Trepça ‘89 ka ekip mjaft cilësore

Trepça ’89 nga Mitrovica kërkon pjesën e lartë të tabelës në elitën e futbollit të Kosovës. Sulmuesi i ’89-shit, Hasan Hyseni, shprehet se fitorja në Prizren me rezultat 4:0 kundër Lirisë, është një motiv shtesë për takimet e radhës. “Mendoj se është një motiv shtesë dhe njëherësh treguam karakter të fortë dhe lojë të mirë, kështu që arritëm edhe fitore bindëse në takim me Lirinë”, tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, Hyseni.

Mitrovicasit janë në vend të gjashtë me 14 pikë nga dhjetë ndeshjet e deritashme dhe shpresojnë se do të jenë sa më afër kreut të tabelës. “Trepça ‘89 ka ekip mjaft cilësore dhe besoj se do të futemi në çdo ndeshje për fitore, ndërsa sa i përket titullit, ia lëmë kohës, ajo do të tregoj më së miri”, theksoi sulmuesi. Sipas tij, janë tri skuadra që do të luftojnë për titullin e kampionit: “Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, janë skuadra që do të luftojnë për titull”.  Çka e veçon Trepçën '89 nga ekipet tjera?

“E veçon grupi i mirë dhe atmosfera në ekip”, përgjigjet futbollisti. Hyseni shprehet se klubit nuk i mungon asgjë, përveç fati sportiv: “Deri me tash na ka munguar fati sportiv dhe tani kemi ardhur në lojën tonë siç ka qenë gjithmonë Trepça ‘89”. Futbollisti është i kënaqur me kushtet, ndërsa sa i përket rivalitetit ka thënë: “Rivaliteti? Besoj që është rritur në ligë”. Hyseni premton sa më shumë gola. “Tifozëve ju premtoj sa më shumë gola dhe paraqitje të mira”. ’89-shi përgatitet për derbin e kësaj jave (të dielën, 14.45) kundër Llapit dhe me bindje se pikët do të mbesin në stadiumin “Riza Lushta”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat