Tuchel thellon dyshimet: Nuk e di çfarë do të ndodhë me Neymar

Futboll

Tuchel thellon dyshimet: Nuk e di çfarë do të ndodhë me Neymar

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 23:15
Tuchel

E ardhmja e Neymar te Paris Saint Germain është vënë në dyshim nga mediet ditëve të fundit.

Braziliani thuhet se do të kaloj në La Liga. Dy mundësi për të janë Barcelona dhe Real Madridi.

Më herët edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se gjithçka mund të ndodhë.

Gjithashtu, Lucas Vazquez i Real Madrid është shprehur se do të ishte i lumtur nëse Neymar kalon në “Bernabeu”.

Së fundmi, trajneri i PSG, Tuchel, ka thelluar dyshimet duke u shprehur i pasigurtë për të ardhmën e yllit brazilian.

Në një konferencë për shtyp, i pyetur për Neymar, gjermani është shprehur: “Është ende tetori, është herët. Nuk e di çka do të ndodhë me Neymar”.

Disa raportime bëjnë të ditur se Neymar ka marrëveshje me presidentin e PSG për tu larguar nga skuadra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat