Gega: Na shqetëson mungesa e Hoxhës, Demi është i veçantë

Futboll

Gega: Na shqetëson mungesa e Hoxhës, Demi është i veçantë

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 14:09
Skënder Gega

Trajneri Skënder Gega ka folur në një konferencë për shyp para ndeshjes me ekipin e Luftëtarit. Takim ky mjaft i rëndësishëm që do të vendosë nëse kuqtë do të mbeten kryesues ose jo. Numri një i stolit mundohet të jetë i qetë dhe të qëndrojë me këmbë në tokë. Ai mendon se pushimi i kampionatit nuk erdhi në momentin më të mirë për ekipin e tij.

“Besoj se ishte mirë për një pjesë të madhe të grupit. Ishte në kohën e duhur. Megjithëse unë do të dëshiroja të isha gjatë gjithë kohës në punë, që mos të humbim ritmin. Përveç Hoxhës çdo gjë ka shkuar në rregull”.

Mungesa e kapitenit e shqetëson jo pak, pavarësisht se ka besim dhe te portieri i dytë, Dashamir Xhika. “Është hiprokizi të thuash që nuk na shqetëson. Do të mbështesim portierin tjetër, sepse është momenti i tij. Ne kemi besim te gjithë te ai. Loja në grup do ta ndihmojë atë”.

Gega u pyet dhe në lidhje me afrimin e mundshëm të Lucas Cardosos me grupin. “Është bashkuar me grupin dhe po stërvitet. Po të ishte 100% do ta shikonit në fushë, por shumë shpejt do të jetë pjesë e grupit”.

Jashtë vëmendjes së tij nuk mund të qëndronte as sfida me Luftëtarin. “Gjirokatra e atyre viteve ka pasur futbollsitë të mirë si Braho, Seiti, Kalluci. Kemi pasur ndeshje por rezultate kanë qenë surprizë, takimi i përfunduar 5-2, unë kam qenë në fushë. Tani është situatë tjetër. Humbja 5-0? Nuk mund të jap llogari vetëm për rezultatet e dobëta”.

Gega u mundua në fillim të sezonit të qëndronte sa më “i fshehur” me ekipin e tij, por vendi i parë ka kthyer vëmendjen drejt tyre. “Unë mendoj se çdo stërvitje mund të ketë eufori. Mendoj se puna e stafit kjo është, mos të dali grupi nga kontrolli. Jemi një familje e mirë me profesionista. Nuk besoj se ka vend për eufori”.

Numri një i stolit u pyet dhe në lidhje me darkën e shtruar nga presidenca. “Ishte darkë e shkurtër. I pari i familjes, Demi, dëshironte të takoheshim. Urojmë të takohemi për mirë. Folëm për problemet dhe kërkesat, por pak për futboll. Demi i di hallet e klubit dhe i gjen mënyrat si ti motivojë lojtarët, ne jemi të kënaqur. Nuk hyn teknikisht, raste i rrallë në Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat