Në mungesë të kushteve, KF "BESA" e Irzniçit i ndërpret garat!

Futboll

Në mungesë të kushteve, KF "BESA" e Irzniçit i ndërpret garat!

Nga: Adem Lushaj Më: 20 tetor 2018 Në ora: 14:50
KF "BESA" e Irzniçit

Klubi futbollistik “Besa” nga Irzniçi i Deçanit, me një histori 45 vjeçare, për mungesë të kushteve, është detyruar të ndërpres garat në Ligë e dytë të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur trajneri i Klubit, Jeton Çekaj, sipas të cilit, KF "BESA", kishte arritë të përballon edhe regjimin e egër serbo-sllavë, duke mos ndërprerë garat që zhvilloheshin nga Federata e Kosovës.

Gjithnjë sipas Çekaj, këte vit ( 2018), klubi detyrohet ti ndërprej garat ngase mungojnë kushtet e nevojshme siç është, infrastruktura, mungesa e perkrahjes nga institucioni komunal i Deçanit, sikurse që nuk ka përkrahje nga bizneset. "Mos hyrja në fuqi e Ligjit për sporte, ka bërë që të mungon përkrahja e biznesëve", ka treguar ish lojtari i këtij klubi futbollistik, që dikur ishte krenari e sportit, jo vetëm deçanas.

Çekaj, nuk harron të falënderon bashkëvendësit e tij, kudo që janë, për përkrahjen e deritashme. "Sikur mos të ishte përkrahja e bashkëvendësve, qofshin në botë të jashtme apo këtu, nuk do arrinim rezultate me të cilat krenohemi historikisht" , shprehët Çekaj, me shpresën që viti i ardhshëm të jetë vit, ku KF"BESA", të jetë sërish pjesë e garave që organizon Federata e Futbollit të Kosov

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat