Chelsea dhe Manchester United i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së nëntë në Premierligë.
Rezultati finali përfundoi 2-2, në ndeshjen e javës së nëntë, e cila u zhvillua të shtunën në “Stamford Bridge”.
Skuadra e Maurizio Sarrit e filloi mirë takimin me anë të Antonio Rudiger, i cili shënoi me kokë në minutën e 21’ të ndeshjes.
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, ndërsa në atë të dytën u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Në minutën e 55’, Martial e shënoi golin e barazimit nga afërsia e zonës, kurse në minutën e 73’, arrita ta shënojë golin e dytë personal, i cili në fund nuk arriti t’ia japë pikët e plota skuadrës së tij
Chelsea tentoi deri në fund që ta barazojë rezultatin, dhe këtë e arriti falë mesfushorit Ross Barkley, i cili në momentet e fundit të takimit e shënoi golin e barazimit.
Chelsea në kuadër të Premierligës luan kundër Burnleyt, ndërsa Unitedi e pret në shtëpi Evertonin.