Ronaldo arrin shifrën e 400 golave në pesë ligat kryesore evropiane, bëhet lojtari i parë me këtë rekord

Futboll

Ronaldo arrin shifrën e 400 golave në pesë ligat kryesore evropiane, bëhet lojtari i parë me këtë rekord

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 20:00
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo vazhdon të koleksionojë rekord pas rekordi në futbollin evropian.

Sulmuesi portugez është njëri nga golashënuesit më të mëdhenj në histori të futbollit dhe këtë e ka dëshmuar tash e disa vite.

Golat e shumtë të shënuara me skuadrat e tij kanë bërë që Ronaldo të arrijë shumë rekorde botërore.

Një i tillë është edhe ky i sotmi (e shtunë), të cilin e ka arritur portugezi me golin e shënuar në Serie A ndaj Genoas.

 

Me këtë gol, Ronaldo ka arritur në shifrën e 400 golave në pesë ligat kryesore evropiane duke u bërë i pari lojtar që arrin këtë rekord.

Ylli portugez në kohën e kaluar te Manchester Unitedi ka shënuar plot 84 herë në Ligën Premier.

Diferenca e golave të Ronaldos u bë te Real Madridi, pasi nga 292 ndeshje në La Liga, portugezi tundi rrjetën plot 311 herë.

Në anën tjetër me fanellën e Juventusit deri më tani ka shënuar pesë gola në Serie A.

Lojtari i vetëm që e ndjek portugezin është rivali i tij i përjetshëm Lionel Messi, i cili ka shënuar 389 gola me Barcelonën në La Liga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat