Edhe Milot Rashica injorohet nga trajneri i Werder Bremen - Bota Sot
Edhe Milot Rashica injorohet nga trajneri i Werder Bremen

Futboll

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Edhe Milot Rashica injorohet nga trajneri i Werder Bremen

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 21:14
Milot Rashica

Përveç Edon Zhegroves, një tjetër ylli i ekipit kombëtar të Kosovës ka probleme me ekipin ku luan.

Milot Rashica vazhdon të mos jetë pjesë e formacionit startues tash e disa ndeshje me Werder Bremen.

Ani pse shkëlqeu në Ligën e Kombeve, trajneri Florian Kohfeldt nuk e sheh si lojtarin ideal për ta futur në 11 shen e parë.

Ka pasur edhe disa ndeshje kur lojtari me prejardhje nga Vushtrria nuk ka qenë i ftuar fare, teksa vendimi arsyetohej kinse për shkak të konkurencës.

Pavarësisht një super-goli të shënuar javë më parë nga gjuajtja e lirë e që i siguroi ekipit gjerman tre pikë, Rashica po vuan për minutazh, duke mos u paraqitur fare në ndeshjet e fundit.

Werderi e ka nisur shkëlqyeshëm këtë sezon në Bundesligë, duke u pozicionuar në vendin e dytë me 17 pikë, një më shume se Bayerni dhe tre më pak se Dortmundi, që është lideri i kampionatit gjerman.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test