Henry debuton me humbje

Futboll

Henry debuton me humbje

Më: 20 tetor 2018 Në ora: 21:56
Thierry Henry

Thierry Henry nuk e ka nisur mirë punën si trajner i Monacos.

Ekipi i tij është mposhtur 2:1 nga Strasbourg si mysafir, pas dy golave të vendasve dhe nga penalltia në fund Tielemans ngushtoi epërsinë,

Nga minuta e 66′ ekipi që drejtohet nga Henry luajti me një futbollist më pak, pas ndëshkimit me të kuq të Grandsir.

Trajneri francez po zëvëndëson të larguarin Leonardo Jardim, pas një krize që ka kapluar ekipin e Monacos.

Ish-kampionët e Ligue 1 gjenden në vendin e parafundit me gjashtë pikë, ndërsa kjo ishte ndeshja e parë e Henryt si trajner i parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat