“Real Madrid na trajtonte si lojtarë fabrike”

Futboll

“Real Madrid na trajtonte si lojtarë fabrike”

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 00:56
Mesfushori i Cruz Azul, Edgar Mendez

Mesfushori i Cruz Azul, Edgar Mendez, është ankuar mbi mënyrën sesi Real Madrid i trajton lojtarët e rinj të klubit. Sulmuesi 28-vjeçar, ishte pjesë e moshave të ekipit, por nuk arriti të luante me ekipin e parë, duke e vazhduar karrierën e tij tek një seri ekipesh të vogla, para se të luante për Granada dhe Alaves.

Në korrik të 2017, ai u transferua për një shumë prej 6 milionë eurosh në Meksikë, ku thotë se po kalon momentet më të mira të karrierës së tij.

“Tek Real Madrid, na trajtonin si një fabrikë lojtarësh”, tha ai për “Ultima Palabra”. “Shoh vlerësimin e të rinjve këtu dhe shikoj trajtimin që i bëhet atyre, nuk ka të bëjë fare me atë te Real-i. Këtu iu japin të gjithë dashurinë”.

Madrilenët, aktualisht kanë nxjerrë vetëm shtatë lojtarë nga akademia e tyre, edhe pse tre prej tyre, duke përfshirë: Mariano Diaz, Lucas Vazques dhe Dani Carvahal, u larguan nga klubi para se të riktheheshin përsëri për të luajtur për ekipin e parë. Ndërkohë, ai është i kënaqur që zgjodhi të shkonte përtej Atlantikut.

“Jam shumë i lumtur në Meksikë, një qytet që më ka dhënë shumë gjëra dhe ku jam duke kaluar momentet më të mira në karrierën time,” tha ai. “Ndihem meksikan sepse luftoj si meksikan dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat