Ernesto Valverde ka thënë se është i pa shqetësuar për kontratën e tij me Barcelonën.
Kontrata e 54 vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni, mirëpo spanjolli duket se nuk po mendon për atë çështje.
“E ardhmja ime tek Barcelona nuk më intereson. Nuk jam i shqetësuar për këtë gjë” ka thënë Valverde.
“Jam i fokusuar në dy ndeshjet e radhës” ka përfunduar trajneri i “blaugranave”.
Forma jo e mirë e skuadrës deri në ndeshjen me Sevillan ka vënë në pikëpyetje pozitën e strategut spanjoll.
Mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë ndonjë marrëveshje që do ta mbante Valverden më gjatë në “Camp Nou”.