Lëndohet Messi, Rakitic tregon se si do të reagojë skuadra

Futboll

Lëndohet Messi, Rakitic tregon se si do të reagojë skuadra

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 11:50
Rakitic

Ivan Rakitic ka folur disa fjalë rreth lëndimit që Messi pësoi mbrëmë në ndeshjen ndaj Sevillas.

Argjentinasi ka lënduar krahun e djathtë dhe pritet të mungojë rreth tri javë.

Mesfushori nga Kroacia ka shpresë që skuadra nuk do ta ketë shumë problem mungesën e Messit.

“Do të mundohemi që mungesën e Messit ta bëjmë sa më pak të dukshme. I kemi sytë nga klasikja, e dimë se do të jetë ndryshe” ka thënë Rakitic.

Klasikja e ardhshme do të jetë e para që nga viti 2007 në të cilën nuk paraqiten as CR7 e as Leo Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat