Shqiptari shënon supergol në Holandë

Futboll

Shqiptari shënon supergol në Holandë

Nga: K. Goca Më: 21 tetor 2018 Në ora: 14:07
Donis Avdijaj me top

Reprezentuesi i Kosovës, Donis Avdijaj, është protagonist i një pike të madhe të skuadrës së Willem II, e cila si mysafirë barazoi me rezultat 2:2 me NAC Breda-n, në ndeshjen e javës së nëntë të elitës së futbollit holandez.

Në minutën e 42-të, Avdijaj nga rreth 10 metra goditi fuqishëm topin, duke shënuar supergol dhe për epërsinë 1:2.

Për vendasit shënuan: Te Vrede (28'), Rosheuvel (74'-nga penalltia) dhe për mysafirët: Meissner (35') e Avdijaj (42'). Avdijaj luajti deri në minutën e 84-të dhe iu gëzohen pikës së madhe. Willem II është në vend të 11-të me 10 pikë, kurse NAC Breda në pozitën e 18-të me sosh.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat