Rooney si Trump, do të ndërtojë një mur multimilioner

Futboll

Rooney si Trump, do të ndërtojë një mur multimilioner

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 15:19
Wayne Rooney

Edhe yjet kanë frikë. Veçanërisht nëse kërcënohen gjërat e tyre më të çmuara. Kjo është ajo që i ka ndodhur Wayne Rooney-t në 2016-ën për shkak të një vjedhjeje. Për më tepër, ngjarja ka ndodhur gjatë ndeshjes së tij të lamtumirës me Manchester United. Në banesë nuk kishte asnjeri, alarmi ka rënë dhe në fund hajduti është kapur dhe dërguar në burg. Por ajo eksperiencë, edhe pse nuk ka qenë e drejtpërdrejtë, nuk i ka pëlqyer aspak familjes Rooney. Për rrjedhojë, sulmuesi i DC United, që duket se ka rilindur në MLS, ka vendosur të marrë masa.

MURI – Problemi është i lidhur më shumë me gruan e Wayne, Coleen, që ka kaluar disa net pa gjumë pas incidentit, e tmerruar nga ideja se mund të ndodhte përsëri. Për këtë arsye, tani që Rooney ndodhet në Amerikë dhe është i detyruar të kalojë kohë larg familjes, ndoshta është rasti që të marrë çdo masë të mundshme. Ideja e parë, siç ka bërë të ditur “The Sun”, ka qenë një lëvizje “alla Donald Trump”. Sulmuesi, në fakt, ka kërkuar një leje për të ngritur akoma më shumë murin rrethues të super vilës së tij.

VILA PËRRALLORE – Është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet, sepse plani i parë i Rooney është hedhur poshtë. Muri, që në projektin origjinal duhej të ishte mbi tre metra i lartë, do të dëmtonte peizazhin. Kështu, ka qenë e nevojshme që të bëhej një ndryshim, duke ulur përmasat e barrierës, para se autoritetet e Cheshire të miratonin ndërtimin. Tani, për qetësinë e sulmuesit, punimet mund të fillojnë.

Kështu, vilës përrallore, që ka në brendësi një kinema, një pishinë, një fushë futbolli dhe dy liqene për të peshkuar, do t’i shtohet edhe një mur rrethues që pritet të ketë një kosto mbi 20 milionë sterlina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat