Lideri ndalet në Gjilan - Bota Sot
Lideri ndalet në Gjilan

Futboll

Lideri ndalet në Gjilan

Nga: K. Goca Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:39
KF Gjilani

Gjilani shënoi fitore të madhe me rezultat 1:0 kundër liderit Feronikelit nga Drenasi, në derbin e javës së 11-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll. Tri pikë që peshojnë shumë për Gjlanin sepse e fut seriozisht në luftë për titullin e kampionit, kurse skuadra nga Drenasi me gjithë humbjen është ende lider. Në minutën e 66-të, Jefferson Lopes me dinakërinë e tij shënon dhe i siguroi fitoren e madhe Gjilanit. Gjilani ngjitet në vend të pestë me 17 pikë, ka gjashtë me pak se Feronikeli, por kjo e fundit ka një takim me pak. Feronikeli njoftohet me humbjen e parë pas 7 fitoreve e 2 barazimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test