Fitore e madhe e shqiptarëve të Shkupit - Bota Sot
Fitore e madhe e shqiptarëve të Shkupit

Futboll

E enjte, 15 nëntor 2018

Fitore e madhe e shqiptarëve të Shkupit

Nga: K. G. Më: 21 tetor 2018 Në ora: 16:53
Fitore e madhe e shqiptarëve të Shkupit

Skuadra shqiptare Shkupi arkëtoi tri pikë të mëdha në luftë për të ikur nga pjesa e poshtme e tabelës në Kampionatin e Maqedonisë në futboll. Shkupi në vatër të vet e mposhti me rezultat 2:0 Sileksin nga Kratova, në ndeshjen e javës së dhjetë. Te dyja golat u shënuan në pjesën e dytë dhe që rezultuan për tri pikë të mëdha. Golat i shënuar Serginho (50’) e Stojkoski (57’).

Shkupi është në vend të nëntë me 9 pikë, kurse Sileksi i fundit (i dhjeti) me 7 sosh. Zhgënjeu skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës, e cila para shikuesve të vet pësoi humbje me rezultat 2:0 nga Rabotniçki i Shkupit. Mysafirët importuan tri pikë me golat e Shtepanoviq nga penalltia në minutën e 26-të dhe Steviq në atë të 90+4’. Renova renditet në vend të shtatë me 11 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test