Berisha e Strakosha me Lazion mundën Parmën

Futboll

Berisha e Strakosha me Lazion mundën Parmën

Nga: K. G. Më: 21 tetor 2018 Në ora: 17:00
Pamje nga ndeshja

Reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha dhe ai i Shqipërisë, Thomas Strakosha, me Lazion u kthyen me tri pikë të mëdha. Lazio i shkaktoi humbje me rezultat 2:0 Parmës, në ndeshjen e javës së 9-të të Serie A në futboll.

Strakosha startoi nga minuta e parë dhe Berisha u aktivizua nga minuta e 57-të. Immobile (81’- nga penalltia) e Correa (90+3’) shënuan për fitoren e Lazios, e cila ngjitet në vend të tretë me 18 pikë, kurse Parma renditet i dhjeti me 13 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat