Nuk mjaftoi goli i Ajetit për fitoren e Baselit!

Futboll

Nuk mjaftoi goli i Ajetit për fitoren e Baselit!

Nga: Kemajl Goca Më: 21 tetor 2018 Në ora: 18:07
Pamje nga ndeshja, kur shënon Ajeti, foto e marrë nga 20 minute

Baseli si vendas zhgënjeu duke barazuar me rezultat 1:1 me Xamax-in, në ndeshjen e javës së 11-të të Kampionatit të Zvicrës. Nuk mjaftoi goli i sulmuesit Albian Ajetit i cili në minutën e 40-të me kokë shënoi në portën e Xamax-it. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 52-të Nuzzolo barazoi rezultatin 1:1. Ajeti dhe Taulant Xhaka luajtën standardë për Baselin, skuadër e cila renditet në vend të katërt me 17 pikë, kurse Xamax është i fundit (i dhjeti) me 10 pikë.  

Sioni-Grasshoppers apo derbi shqiptar përfundoi pa gola (0:0). Ermir Lenjani luajti tërë takimin, kurse Pajtim Kasami u fut në lojë nga minuta e 73-të, duke e ndihmuar Sionin në përballje me Grasshoppersin. Arlind Ajeti dhe Nedim Bajrami ishin të plotë të skuadra e Grasshoppersit e cila u kthye me një pikë të madhe. Duhet theksuar se në minutën e 34-të, Lenjani u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 73-të. Sioni është në vend të tetë me 11 pikë, sa edhe Grasshoppersi një pozitë më poshtë.

Liga e Zvicrës

Luzern-Thun    0:2

Zurich-Young Boys  3:3

Basel-Xamax   1:1

Lugano-St. Gallen   3:1

Sion-Grasshoppers 0:0

Tabela

1. Young Boys         11    9      1      1      28

2. Thun    11    5      3      3      18

3. Zurich  11    4      5      2      17

4. Basel   11    4      5      2      17

5. St. Gallen    11    4      2      5      14

6. Lugano        11    3      4      4      13

7. Luzern 11    4      0      7      12

8. Sion     11    3      2      6      11

9. Grasshoppers      11    3      2      6      11

10. Xamax       11    2      4      5      10

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat