Gega: Nuk jemi të pathyeshëm, në janar…

Futboll

Gega: Nuk jemi të pathyeshëm, në janar…

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 20:22
Skënder Gega

Skënder Gega, trajneri i Partizanit kryesues në Kategorinë Superiore, ka folur për fitoren e marrë ndaj Luftëtarit pasditen e sotme. “Jam i kënaqur nga 3 pikët dhe mendoj se jemi në rrugën e duhur”, ka thënë Gega.

“Goli i parë i pësuar nga aksioni? Kishte kohë që parashikohej ky gol. Nuk më pëlqeu pozicionimi i mbrojtjes. Rëndësi ka që ekipi merr përgjegjësi dhe lufton deri në fund. Nuk jemi të pathyeshëm, rëndësi ka që të luajmë me moralin lart dhe me më shumë disiplinë. Jam jashtëzakonisht i kënaqur”.

“Blerje në janar? Besoj se treshja Hebaj, Bardhi dhe Mensah mund të na çojnë drejt objektivave që duam të arrijmë. Në janar mund të lëvizin shumë gjëra, do të ulem me klubin dhe do të bisedoj. Gjërat po duken më qartë. Mund të jetë sulmues, por edhe organizator ose mbrojtës”, ka përfunduar trajneri i Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat