Genc Nuza dhe Fatlum Berisha gjykojnë ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian

Futboll

Genc Nuza dhe Fatlum Berisha gjykojnë ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 16:09
Genc Nuza

Gjithnjë e më shumë, UEFA dhe FIFA po u jep hapësirë gjyqtarëve tanë, falë paraqitjes së tyre jashtëzakonisht të mirë që po tregojnë në garat e tyre, ndaj gjyqtari Genc Nuza kryesor edhe Fatlum Berisha, anësor, nesër udhëtojnë për në Turqi, ku do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet kualifikuese për kampionatin evropian të grup-moshës U17.

Në këtë grup marrin pjesë Turqia, Irlanda e Veriut, Sllovakia dhe San Marino.

Kjo do të jetë edhe një sprovë e radhës për Genc Nuzën, të cilin në ndeshjen e fundit kontrollori i ndeshjes veç që e kishte vlerësuar me notë të lartë e ka propozuar që të kalojë në rang më të lartë.

Por edhe për Fatlum Berishën do të jetë sprovë dhe përvojë jashtëzakonisht e mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat