Sarri: Tifozët e Chelseat duhet ta respektojnë Mourinhon

Futboll

Sarri: Tifozët e Chelseat duhet ta respektojnë Mourinhon

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 17:01
Sarri: Tifozët e Chelseat duhet ta respektojnë Mourinhon

Maurizio Sarri i ka thënë tifozëve të Chelseat të tregojnë më shumë respekt për Jose Mourinhon pasi disa sektorë të Stamford Bridge kanë ofenduar ish-trajnerin në ndeshjen e së shtunës. Në fund të barazimit 2:2, Mourinho është kapur nga kamerat duke u konfrontuar me disa tifozë në tribunën kryesore, duke treguar tre gishtat që simbolizojnë tre titujt e Premier League që ka sjellë në Stamford Bridge.  “Po. Mourinho ka fituar këtu dhe mendoj se duhet të respektojmë këdo që ka sjellë sukses në këtë klub”, tha ai.  Sarri gjithashtu ka kërkuar falje pas incidentit me asistentin e tij në fund të takimit: “Nuk pashë asgjë në fushë. Por pas ndeshjes, fola me Jose dhe ai më shpjegoi se çfarë kishte ndodhur”, ka thënë trajneri i Chelseat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat