Kryetari i Prizrenit: Liria dhe qyteti i Prizrenit meritojnë të kenë kupa - Bota Sot
Kryetari i Prizrenit: Liria dhe qyteti i Prizrenit meritojnë të kenë kupa

Futboll

Kryetari i Prizrenit: Liria dhe qyteti i Prizrenit meritojnë të kenë kupa

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:31
Kryetari i Prizrenit i konsideron lojtarët nga Shqipëria si të huaj!

Liria e Prizrenit në këtë edicion ka kaluar nëpër shumë probleme. “Klubi i Lirisë më herët ka pasur 14 futbollistë të huaj, ndërsa sot, 22 prej 27 futbollistëve janë të komunës së Prizrenit. Ky është një zhvillim shumë i mirë në aspektin e përkrahjes së lojtarëve vendorë”, shkruan ndër të tjera Haskuka. Por, Haskuka ka harruar që lojtarët nga Shqipëria tashmë llogariten si vendorë nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe anasjelltas. "Rrugëtimi i drejtë shpeshherë nis me vështirësi të mëdha. I tillë është edhe rrugëtimi i Lirisë. Rezultatet jo të mira të këtij stinori, nuk duhet të sjellin dëshpërim, por përkundrazi, duhet të jenë shkas për më shumë punë e përkushtim.Klubi i Lirisë më herët ka pasur 14 futbollistë të huaj, ndërsa sot, 22 prej 27 futbollistëve janë të komunës së Prizrenit. Ky është një zhvillim shumë i mirë në aspektin e përkrahjes së lojtarëve vendorë.Vështirësit e ndryshme, qofshin ato sportive apo financiare, doemos do të tejkalohen në qoftë se punohet në mënyrë të drejtë dhe për të mirën e sportit, e në veçanti nëse punohet me grupmoshat e reja, dhe këtë e premtoi edhe kryetari i klubit, Iljaz Iljazi, nga takimi që patëm. Në aspektin e menaxhimit, Liria ka avansuar në shumë drejtime, duke përfshirë punën me shkollën e futbollit, mënyrën e pagesës së lojtarëve dhe të stafit, mënyrën e shfryëzimit të stadiumit, respektimin e kontratave dhe të obligimeve që i takojnë klubit etj. Por ky është vetëm fillimi dhe duhet ende shumë punë, që të përmirsohemi për të arritur rezultatet e dëshiruara. Unë besoj fuqishëm në këtë klub dhe jam i bindur që frytet e kësaj pune do të vijnë shumë shpejtë. Liria dhe qyteti i Prizrenit meritojnë të kenë kupa", shkruan Haskuka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...