Inter, Icardi: “Real Madrid? Kur të vijë oferta…”

Futboll

Inter, Icardi: “Real Madrid? Kur të vijë oferta…”

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 18:54
Mauro Icardi

Protagonist kryesor me golin që vendosi derbin e të dielës kundër Milan, Mauro Icardi, bomberi dhe kapiteni i Inter ka folur për “Onda Cero” edhe në lidhje me të ardhmen e tij jo pak herë të diskutuar. As kohën e mjaftueshme për të festuar dhe pyetja është gjithmonë ajo që ka të bëjë me interesimin e ekipeve më të mëdha evropiane për shërbimet e argjentinasit, me Real Madrid në kyre të listës. Pikërisht në lidhje me këtë çështje, numri 9 argjentinas i zikaltërve u përgjigj sinqerisht.

“Janë të shumtë zërat, por unë jam i lumtur te INter. Kur të mbërrijnë oferta, ne do t’i vlerësojmë, por jam shumë i kënaqur këtu”, deklaroi kapiteni zikaltër, që më pas në lidhje me garën në Seria A dhe luftën për titullin kampion, vijoi: “Titulli kampion? Jemi aty dhe e dimë se duhet të vazhdojmë të fitojmë. Në vitet e fundit Juventus ka dëshmuar se mund të qëndrojë aty lart, duhet të marrim shembull”.

Në lidhje me ndeshjen e ardhshme në Champions League dhe mungesën e Messi, bomberi i Inter deklaroi: “Është fatkeqësi që Messi nuk luan, është gjithmonë bukur të përballesh me futbollistë të mëdhenj si ai, është më i miri në botë. Por nga ana tjetër dimë që është një humbje e madhe për Barcelonën dhe se ne mund të shkojmë si të barabartë. Kemi cilësinë për ta bërë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat