Fjalët emocionale të CR7 pas rikthimit në ”Old Trafford”, flet edhe për akuzat për përdhunim

Futboll

Fjalët emocionale të CR7 pas rikthimit në ”Old Trafford”, flet edhe për akuzat për përdhunim

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 20:02
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo

Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo insiston se nuk është obsesioni i tij t’i fitojë çmimet individuale, dhe se pret që të dalë e vërteta pas akuzave për përdhunim.

Raportohej se portugezi ishte i rritituar me vendimin e UEFA-s për të mos e shpallur më të mirin e vitit, teksa ai nuk ishte prezent as në ceremoninë e çmimeve të UEFA-s.

Disa madje sygjerojnë se ai mendon se ka një agjendë që po punon kundër tij pas largimit nga Real Madridi.

”Nuk është obsesioni im që të fitoj çmime individuale”, insistoi Ronaldo, duke folur në konferencën e sontme për shtyp.

”Kam nevojë të koncentrohem te Juve. Ka qenë një kohë fantastike, çdo gjë po shkon mirë dhe skuadra është fenomenale”.

”Çmimet individuale nuk janë obsesion për mua. Kjo i ndihmon një lojtari, por nuk është gjithçka”.

”Nuk dua të bëj krahasime me Real Madridin. Jam i lumtur që luaj këtudhe isha i lumtur edhe te Man Unitedi dhe Reali. E konsideroj veten njeri të lumtur dhe me fat”.

”Jam duke u përshtatur me futbollin italian. Është më ndryshe, por po argëtohem. Bashkëlojtarët janë duke më ndihmuar mua dhe unë jam i lumtur që luaj në këtë klub fantastik”.

”Brenda dhe jashtë fushës unë buzëqeshi çdo ditë. Kam një familje fantastike, katër fëmijë dhe shëndetin. Kam gjithçka”.

”Pjesa tjetër nuk ndikon tek unë”.

Policia e Navadas ka ri-hapur procesin e hetimit të Ronaldos pas akuzave të reja për përdhunim në vitin 2009, dhe CR7 u pyet edhe për këto gjëra.

”Ju nuk po dëgjoni. Jam një njeri i lumtur. Kemi lansuar një njoftim javë më parë. Nuk jam këtu t’ju tregoj gënjeshtra. Ndihem mirë me punën e avokatëve të mi”.

”Argëtohem duke luajtur futboll. Jam duke e shijuar jetën dhe kam disa njerëz që kujdesen për këto gjëra. E vërteta do të dalë”.

Sulmuesi gjithashtu ka thënë se ndihet i lumtur me rikthimin në ”Old Trafford”, teksa ndeshjen me Man Unitedin e konsideron të vështirë.

”Do të jetë një ndeshje e vështirë. Man Unitedi ka një skuadër të mrekullueshme”, shtoi Ronaldo.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat