Ancelotti: Ja kush është gabimi i vetëm që ka bërë CR7

Futboll

Ancelotti: Ja kush është gabimi i vetëm që ka bërë CR7

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 20:20
Carlo Ancelotti dhe Cristiano Ronaldo

Trajneri Carlo Ancelotti është njëri nga ata që e njeh më mirë sulmuesin portugez Cristiano Ronaldo, pasi kanë punuar së bashku te Real Madrid. Madje ata janë miq të mirë, gjë të cilën të dy personazhet e kanë konfirmuar. Duke folur për CR7, trajneri Italian, që këtë vit drejton Napolin, thotë: “Ardhja e tij në Serinë A është një gjë e rëndësishme për imazhin e futbollit italian”.

Por, nga ana tjetër, trajneri Ancelotti nuk harron ta thumbojë sulmuesin portugez, pasi e ka rival në betejën për titullin mes Napolit dhe Juventusit. “Gabimi i tij i vetëm është që firmosi për bardhezinjtë. Nuk duhej të shkonte te Juvja. Ai është një kampion, ashtu sikurse në Serinë A kanë qenë Maradona, Platini, Zico, Zidane etj. Është një profesionist i vërtetë”, u shpreh Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat