Pozita e pabesueshme ku Xhaka u paraqitë sonte për 30 minuta

Futboll

Pozita e pabesueshme ku Xhaka u paraqitë sonte për 30 minuta

Më: 22 tetor 2018 Në ora: 23:48
Granit Xhaka

Në mungesë të mbrojtësve të majtë, Unai Emery vendosi që sonte në këtë pozitë të startojë me Stephan Lichtsteiner.

Pas 60 minutave lojë, Emery vendosi ta zëvendësojë mbrojtësin zviceran me Pierre-Emerick Aubameyang, i cili shënoi dy golat e fitores.

Por, a e dini se kush e mbajti krahun e majtë të mbrojtjes për 30 minutat e fundit të lojës?

Këtë detyrë deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit e mbajti mesfushori prishtinas, Granit Xhaka.

Përveç se e kreu punën e tij siç duhet në mesfushë, Graniti impresionoi edhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Pas ndeshjes, reprezentuesi zviceran postoi në Instagram, e në komente u paraqitë bashkëlojtari i tij te Zvicra, Johan Djourou, i cili e përgëzoi Granitin për pozitën e re.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat