Peposhi i bashkohet Lirisë

Futboll

Peposhi i bashkohet Lirisë

Nga: K. Goca Më: 23 tetor 2018 Në ora: 10:52
Peposhi i bashkohet Lirisë

Futbollisti Denis Peposhi firmos me klubin me renome Liria nga Prizreni. Vet sulmuesi e ka konfirmuar lajmin se ka arritur marrëveshjen me klubin prizrenas, që synon të ikë nga pjesa e poshtme e tabelës së klasifikimit.

“Liria është ekip me traditë në futbollin e Kosovës dhe kjo është një nga arsyet që erdha këtu”, thotë Peposhi për gazetën kombëtare “Bota sot”. Çfarë synoni me Lirinë?

“Shpresoj që ta ndihmoj që të marrim dhe sa më shumë pikë, se nuk është Liria për këtë pozitë”, përgjigjet ai, i cili në edicionin e kaluar luajti me Drenicën nga Skenderaj. Liria aktualisht është në vendin e parafundit (i 11-ti) me 11 pikë të grumbulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat