Hoxha në gjendje të mirë

Futboll

Hoxha në gjendje të mirë

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:46
Hoxha në gjendje të mirë

Kapiteni i Partizanit, Alban Hoxha, mungoi në ndeshjen ndaj Luftëtarit, për shkak të dëmtimit që portieri pësoi në grumbullimin e fundit me Kombëtaren. Fillimisht u pretendua për një lëndim serioz, por pas ekzaminimeve mjekësore doli që ishte thjesht një dëmtim i gradës së parë të ligamenteve.

Para ndeshjes me gjirokastritët, gatishmëria e Hoxhës për ndeshjen me Skënderbeun ishte në dyshim. Por, me shtyrjen e ndeshjes me tri ditë, rriten shanset që Hoxha të jetë titullar ndaj korçarëve. Pas ndeshjes me Luftëtarin, portieri e pranoi vetë për “Panorama Sport” se gjendja e tij është më e mirë dhe ka shpresa të jetë në fushë ndaj Skënderbeut.

“Ndihem më mirë pas terapisë që kam nisur dhe shpresoj të rikuperohem sa më shpejt dhe të bëhem gati që në ndeshjen e radhës”, u shpreh kapiteni i të kuqve shkurtimisht pas ndeshjes me Luftëtarin, takim të cilin portieri Hoxha e ndoqi nga shkallët e stadiumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat