Ancelotti zbulon gabimin e vetëm të Ronaldos në Serie A

Futboll

Ancelotti zbulon gabimin e vetëm të Ronaldos në Serie A

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 11:50
Ancelotti dhe Ronaldo

Carlo Ancelotti ka folur për të formën e Cristiano Ronaldos.

Carlo Ancelotti ka thënë se Cristiano Ronaldo po i ndihmon shumë Serie A që të kthehet në vendin ku i takon.

“Ardhja e Cristiano Ronaldos është një shenjë e shkëlqyer për imazhin e Seria A”, ka thënë italiani

“Për një kohë të gjatë, i yni ishte kampionati ku mblidheshin yjet: Maradona, Platini, Zico, Zidane, Ronaldo, Shevchenko, Kaka, Ibra… Ardhja e Cristianos do ta rivendosë Seria A në vendin që i takon. Ai është një profesionist i madh”.

“Gabimi i tij i vetëm është se ka shkuar te Juventusi”, ka thënë Ancelotti duke bërë shaka

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat