Kur Mirosllavi dhe Shosholli, me dy emrat e mëdhenj bënë homazhe te varri i Adem Jasharit

Futboll

Kur Mirosllavi dhe Shosholli, me dy emrat e mëdhenj bënë homazhe te varri i Adem Jasharit

Nga: Kemajl Goca Më: 23 tetor 2018 Në ora: 16:09
Kur Mirosllavi dhe Shosholli, me dy emrat e mëdhenj bënë homazhe te varri i Adem Jasharit

Një trajner që ende kujtohet e respektohet nga gjeneratat e vjetra, pa dyshim është trajneri kroat Mirosllav Qira Bllazheviq, që ka udhëhequr KF Prishtinën në vitin 1985. Një fotografi sa një mijë fjalë para 14 viteve (2004) në Prekazin Legjendar. 

Në fotografi shihen trajneri i mirënjohur i Kosovës, Ajet Shosholli, ndryshe selektori i parë i kombëtares së Kosovës në periudhën e vitit 1991-96, së bashku me Mirosllav Qira Bllazheviqin, në vitin 2004 kishin bërë homazhe te varri i Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Në prapavijë janë edhe legjenda e futbollit, Fadil Vokrri, president i FFK-së deri me 9 qershor të këtij vitit kur edhe ndërroi jetë, njeriu që futi futbollin e Kosovës në UEFA dhe në FIFA dhe krahas tij është ish futbollisti i mirënjohur shqiptar Vilson Gjoni, që luajti me shumë sukses në fanellën e Hajdukut të Splitit. Fotografi me shumë domethënie, emrat të mëdhenj të futbollit para 14 viteve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat