Klopp konfirmon mungesat në Champions League

Futboll

Klopp konfirmon mungesat në Champions League

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 17:51
Jurgen Klopp

Jurgen Klopp ka konfirmuar se Naby Keita dhe Jordan Henderson do të mungojnë kundër FK Crvena Zvezdas, por Sadio Mane është i gatshëm.

Mane, i cili u dëmtua me kombëtaren, është i gatshëm dhe duket se do të rikthehet për Champions League në përballje kundër klubit serb.

Mane mungoi në fitoren 1-0 të Liverpoolit kundër Huddersfield të shtunën, por sulmuesi, i cili ka shënuar 4 gola për Liverpoolin deri më tani, është rrugës për të zënë vend në formacionin e Jurgen Klopp.

Rikthimi i Manes ia pakëson minutat Xherdan Shaqirit, që asistoi në vikend në golin e vetë të Liverpoolit të realizuar nga Mohamed Salah.

Keita dhe Henderson nuk janë gati, ata duhet të presin.

Duke folur në konferencë, bosi i Liverpoolit, Klopp tha: “Sadio dukej mirë në stërvitje në dy ditët e fundit”.

“Është stërvitur normalisht, kështu që nëse asgjë nuk ndodh, ai mund të jetë gati për ndeshjen e nesërme”.

“Keita nuk do të jetë i gatshëm, ashtu edhe Hendersoni”, tha Klopp, duke shtuar: “Naby tashmë është mirë dhe po vrapon, por do t’i shikojmë gjërat ditë pas dite. Kurse Henderson pësoi një tërheqje muskulore në vikend edhe pse më kanë thënë se nuk është serioze, për mua duket se është sepse nuk mund të llogarisë në të nesër, por as në vikend”, shtoi Klopp. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat