Skuadra e Real Madrid nuk po kalon një moment të mirë pasi rezultatet nuk janë aspak pozitive. Kjo ka bërë që drejtuesit e Realit të mendojnë seriozisht për një shkarkim të mundshëm të trajnerit spanjoll, por kjo do të ketë një kosto të madhe.
Lopetegui ka firmosur me Realin një kontratë deri në vitin 2021 me një pagë prej 6 milionë euro në sezon. Në kontratë është firmosur një marrëveshje mes tij dhe presidentit Perez se në rast si ai do të shkarkohet nga klubi do të përfitojë një dëmshpërblim prej 18 milionë euro. Në kampin madrilen janë në hall, po nga java në javë po i japin shanse të reja ish-trajnerit të Spanjës.