Levante “blindon” Enis Bardhin, zgjatet kontrata deri në vitin 2022 - Bota Sot
Levante “blindon” Enis Bardhin, zgjatet kontrata deri në vitin 2022

Futboll

E mërkurë, 21 nëntor 2018

Levante “blindon” Enis Bardhin, zgjatet kontrata deri në vitin 2022

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 21:48
Enis Bardhi

Futbollisti me orgjinë shqiptare, Enis Bardhi, që aktivizohet me kombëtaren e Maqedonisë dhe klubin e Levante në La Liga, ka rinovuar kontratën me ekipin spanjoll. Lajmin e ka dhënë klubi i Levante, që ka arritur marëveshjen e re me futbollistin shqiptar.

Kontrata e re e lidh Enis Bardhin me klubin e Levante deri në vitin 2022, duke e bërë atë një nga futbollistët më të rëndësishëm në skuadër. Pas nënshkrimit të kontratës së re, Enis Bardhi, ka deklaruar për kanalin zyrtar të klubit se:

“Jam shumë i lumtur dhe shpresoj se edhe shumë vite do të qëndroj te Levante. Ne gjithmonë luajmë me 12 lojtarë, pasi tifozët tanë janë fantastik. Gjithmonë i dëgjoj brohoritjet ‘Bardhi’, ‘Bardhi’,  dhe më vjenë shumë mirë që më mbështesin”, deklaroi 23-vjecari.

Bardhi deri tani ka luajtur në 38 ndeshje për Levanten dhe ka shënuar 9 gola, një prej tyre në sezonin e ri. Enis Bardhi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit të Levantes, që këtë sezon ka një tjetër ritëm në La Liga. Pjesë e skuadrës spanjolle është dhe sulmuesi i Shqipërisë, Armando Sadiku, i cili aktualisht është duke vijuar fazën e rikuperimit nga një dëmtim në ligament.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test