“Sherr” me bardhezinjtë, Mourinho u tregon gishtat

Futboll

“Sherr” me bardhezinjtë, Mourinho u tregon gishtat

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 23:24
Jose Mourinho

Juventus triumfon në “Old Trafford” me rezultatin 1-0 kundër Manchester United falë golit të realizuar në minutën e 17’ nga Paulo Dybala, pas asistit të Cristiano Ronaldo. Një ndeshje me sens unik, teksa topi ka folur vetëm përmes ngjyrave bardhezi. Ndonëse kishin udhëtuar nga Italia, bardhezinjtë u bënë zotërinj të shtëpisë në Manchester, duke dominuar vendasit e drejtuar nga Jose Mourinho, që tashmë nuk arrin dot më të administrojë tensionin e këtij momenti mjaft negativ.

Në përfundim të takimit, sikurse raportojnë mediat e huaja, skuadra e United është vërshëllyer nga publiku i saj. Nga ana tjetër, ekipi i Allegri konsolidon pozitat në krye të grupit, duke rritur epërsinë në +5 pikë ndaj anglezëve. Në minutat finale të ndeshjes, nga sektori i dedikuar tifozerisë bardhezi kanë nisur një seri koresh tallje në adresë të trajnerit Jose Mourinho. Ky i fundit nuk është kufizuar aspak në reagimin e tij, përkundrazi ka nxituar t’u përgjigjet ngacmimeve me tre gishta, që mund të nënkuptojnë shumë mirë tripletën e fituar prej tij me Inter gjatë kohës në Seria A, por gjithashtu edhe fitoren e portugezit kundër bardhezinjve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat