Klopp pret këndellje nga Liverpool

Futboll

Klopp pret këndellje nga Liverpool

Më: 23 tetor 2018 Në ora: 23:48
Jurgen Klopp

Reds do të luajnë kundër Crvena Zvezdës me disa pyetje për formën e skuadrës së tij dhe mendimet e menaxherit për këtë gjendje

Jurgen Klopp beson se rritja e standardëve të publikut mund të jenë përgjegjësi për pritjet që Liverpool duhet të luajë më shumë për të fituar.

“E kuptojë këtë”, tha ai në konferencën për media. “Ndoshta kjo pyetje bëhet pas një apo dy intervistave të mija pas ndeshjeve të fundit”.

“Por, puna e jonë është të fitojmë ndeshje. Ne kemi luajtur futboll të mirë deri me tani. Ne i krahasojmë këto ndeshje me më të mirat e sezonit të kaluar. Askush deri me tani nuk ka parë ndeshje mesatare”.

“Të gjitha ndeshjet që ne kemi fituar deri me tani i kemi fituar me meritë. Në dy barazime që patën në Premier Ligë e merituam një pikë, në ndeshjen me Napolin merituam të humbim”.

“Ne kemi krijuar baza të mira, luajmë mençur futboll dhe tani ne po ndërtojmë një skuadër për çdo ditë, javë pas jave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat