Humbi ndaj Juventus, ja çfarë thotë Mourinho

Futboll

Humbi ndaj Juventus, ja çfarë thotë Mourinho

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 00:45
Jose Mourinho

Jose Mourinho e ka vlerësuar lartë Juventusin pas fitores së skuadrës italiane në ‘Old Trafford’ ndaj Manchester United me rezultat 0-1.

 “Në anën tjetër ka pasur cilësi të mëdha. Ndonjëherë njerëzit shikojnë kah Ronaldo apo Dybala, por në një ekip të madh ju duhet të shikoni kah Chiellini dhe Bonucci. Juventusi është ajo lloj skuadre që kur i keni përballë janë shumë të vështirë”, ka deklaruar Jose Mourinho pas ndeshje .

“Të gjithë u përpoqën, të gjithë ishin të fortë mendërisht për të provuar deri në fund. Juventusi e ndjeu atë dhe në fund inkuadroi edhe një mbrojtës te Chiellini dhe Bonucci që ishin të jashtëzakonshëm”.

“Ishte një ndeshje vërtetë e vështirë për ne. Mendova se do të mund të merrnim diçka por nuk ishte e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat