Mourinho ka një propozim interesant për Bonuccin dhe Chiellinin

Futboll

Mourinho ka një propozim interesant për Bonuccin dhe Chiellinin

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 07:18
Jose Mourinho

Paraqitja e Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellinit në fitoren e Juventusit ndaj Manchester United, kanë impresionuar trajnerin Jose Mourinho.

Kampionët e Italisë kanë shënuar fitore 0-1 në ‘Old Trafford’ ndaj Manchester United në ndeshjen e vlefshme për grupin H në Ligën e Kampionëve.

Mourinho duke folur pas ndeshjes, u ka thurur lavde mbrojtësve të Juventusit, Giorgio Chiellinit dhe Leonardo Bonuccit.

“Mendoj se rezultati do të ishte ndryshe nëse do të mund të përdorja Fellainin apo Sanchezin në 20 minutat e fundit. Por, nuk dua të hy në atë rrugë”, ka deklaruar Mourinho për ‘Sky Italia’.

“Juve luajti mirë. Mendoj se z.Bonucci dhe z.Chiellini duhet të shkojnë në Universitetin e Harvardit për të dhënë mësim se si duhet mbrojtur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat