A e frikëson klubin serb kjo tabelë, ku figuron emri i Shaqirit...

Futboll

A e frikëson klubin serb kjo tabelë, ku figuron emri i Shaqirit...

Nga: Kemajl Goca Më: 24 tetor 2018 Në ora: 12:56

Gjithçka do të dihet pak çaste para ndeshjes se Xherdan Shaqiri do të luajë apo jo titullar në fanellën e Liverpoolit kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit!

Disa mediume angleze e parashikojnë përbërjen e mundshme, Shaqiri si titullar e disa jo. Në njërën nga gazetat angleze është paraqitur përbërja e mundshme në një tabelë dhe sigurisht se dukej mjaft e frikshme për Cërvena Zvezdën, sidomos emri i Xherdan Shaqirit.

Image

Shaqa është bërë shumë i frikshëm, sidomos kur shënoi golin e fitores për Zvicrën me rezultat 2:1 ndaj Serbisë, në Kampionatin Botëror – “Rusia 2018”, në ndeshjen që u zhvillua në Kalingrad të këtij vitit pikërisht me 22 qershor. Sonte në orën 21.00 Liverpooli është favoritë i madh ndaj C. Zvezdës, në kuadër të xhiros së tretë kualifikuese për Champions League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat