De Laurentiis: Vetëm po të jesh i çmendur nuk mund të jesh i lumtur - Bota Sot
De Laurentiis: Vetëm po të jesh i çmendur nuk mund të jesh i lumtur

Futboll

De Laurentiis: Vetëm po të jesh i çmendur nuk mund të jesh i lumtur

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 13:05
De Laurentiis: Vetëm po të jesh i çmendur nuk mund të jesh i lumtur

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka treguar mundësitë e rikthimit të Cavanit te Napoli, të cilat janë së pari që ai të dëshirojë të largohet nga PSG-ja dhe së dyti të ul kërkesën e tij.

Cavani ka realizuar më shumë se 100 gola në tre sezone me Napolin para se të shkonte në 2013-tën te PSG-ja.

“Vetëm po të jesh i çmendur nuk mund të jesh i lumtur te Napoli. Imagjino të zgjohesh në Liverpool, ti ke vetëm shtëpinë e “Beatles”. Në Paris ke shumë gjëra, por nuk ke motin që ka Napoli.”

Pyetjes së gazetarit nëse është ky një mesazh për Cavanin, De Laurentiis i është përgjigjur:
“Varet vetëm nga ai. Dyert tona janë të hapura. Nuk jam Qatari kështu që nëse ai nuk do të luajë me PSG-në dhe ul kërkesën e tij, mund të gjejmë një marrëveshje me klubin francez.”

“Asnjë nuk do të mbajë një lojtar me cilësitë e tij po të mos jetë i lumtur. Ai nuk është më 24 vjeç, por është pothuajse e pamundur që ai të dëmtohet, është elastik dhe do të luajë derisa të jetë 38".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...